Autori i disa shkrimeve per Professor Peter Priftin, Prof. Dr. Agron Fico -N/Kryetar i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe Arteve, mbajti me kete raste kumtesen :"Ne nderim te Prof. Peter Priftit"
" Kam dhe ruaj emocione te thella per njeriun dhe dijetarin e shquar Peter Prifti, tha Prof. Dr. Agron Fico, per bashkepunimin intelektual me te, per perkrahjen shkencore publike me ese dinjitoze dhe letra plot mencuri pothuajse per te gjitha librat dhe studimet qe kam botuar ne dhjetevjecarin e fundit, si Profesor ne tre kontinentet 2004, Diaspora e Rilindur, 2006, e te tjera. Natyrisht, kete akt kulturor intelektual nga Prof. Peter Prifti nuk e marr si privilegj, por kryesisht si nje gjykim fisnik nga nje dijetar i permasave akademike qe e di mire metrin e gjerave."
Professor Fico, kujtoje se Prof. Peter Prifti eshte dukuria intelektuale, publike e shoqerore, qe u rrit ne mjedisin demokratik te Amerikes, ne mjedisin e Fan Nolit dhe nolianeve te Vatres dhe me gjere. Universi krijues, jeta publike dhe arkivi qe la, deshmojne se Prof. Peter Prifti kishte tri dashuri te medha:
E para dashuria per Shqiperine, Kosoven, per Kombin shqiptar, qe gjeti shprehjen ne librat dhe dhjetera e dhjetera shkrime per to. Por akti me i larte njerezor - deshira qe hirit i trupit ti shperndahej ne token shqiptare e skalit perjete dashurine e Peter Priftit per Atdheun, per Shqiperine, per Kombin shqiptar.
E dyta eshte dashuria per gjuhen, kulturen, traditat e lashta dhe te pasura shqiptare - qe perben boshtin e veprimtarise se tij kulturore-shkencore dhe publike. E treta eshte dashuria dhe nderimi per Fan Noli, per Vatren, me te cilet bashkepunoi dhe kontribuoi. (By Mr.Sina)